Kalo te lajmet
E vërteta në fokus
GAZETA PRISHTINA SOTLajmet e Kosovës, rajonit dhe botës
☰ Menuja
Kosovë

GJOBAT NË TRAFIK TASH JU VIJNË ME SMS! Policia aktivizon sistemin e ri në e-Kosova – shihen edhe pikët negative dhe masat ndaj patentë-shoferit

•Redaksia e Gazetës Prishtina Sot
GJOBAT NË TRAFIK TASH JU VIJNË ME SMS! Policia aktivizon sistemin e ri në e-Kosova – shihen edhe pikët negative dhe masat ndaj patentë-shoferit

Një ndryshim i rëndësishëm për të gjithë shoferët në Kosovë! Nga tani, qytetarët mund të njoftohen për gjobat në trafik drejtpërdrejt në telefon, përmes SMS-ve dhe platformës e-Kosova.

Policia e Kosovës ka njoftuar për aktivizimin e një shërbimi më të avancuar, pas integrimit të platformës e-Kosova me Sistemin Informativ të Policisë.

Sipas Policisë, sapo një gjobë regjistrohet në sistem, qytetarët mund të marrin njoftim përmes SMS-së dhe platformës elektronike, pa pasur nevojë të presin informimin përmes procedurave tradicionale.

Por risitë nuk përfundojnë këtu!

Përmes shërbimit të avancuar, qytetarët do të kenë mundësi të informohen edhe për gjobat e papaguara, pikët negative dhe masat mbrojtëse të regjistruara ndaj tyre, përfshirë konfiskimin apo anulimin e patentë-shoferit.

Një funksion tjetër i rëndësishëm u mundëson edhe pronarëve të bizneseve të shohin drejtpërdrejt raportet për gjendjen e gjobave në platformë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky sistem synon të rrisë transparencën, të lehtësojë qasjen në informacione dhe të përmirësojë komunikimin me qytetarët.

Shoferët mund të qasen në platformën zyrtare https://ekosova.rks-gov.net për t’u informuar lidhur me gjobat dhe masat në trafik.

Ndaje lajminFacebook ↗

Lexo edhe